-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Formacionet zyrtare/ Nis Euro 2024, titullarët e Gjermani – Skoci

Kryesoret

Euro 2024 nis sot me ndeshjen hapëse ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë (Grupi A) në orën 21:00. Një orë përpara, në “Allianz Arena” të Munichut do zhvillohet cermonia hapëse, teksa më pas vëmendja do jetë në fushë.

Historia/ Kjo do të jetë hera e 11-të në të cilën këto dy kombëtare përballen me njëra- tjetrën, me statistikat që anojnë dukshëm në favor të skuadrës gjermane.

7 janë sukseset e “Panzerave”, teksa 2 ndeshja kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 ndeshje ka shkuar në favor të skocezëve. Skocezët nuk e kanë mundur ekipin gjerman prej katër përballjeve rradhazi.

Përpara ndeshjes trajnerët Julian Nagelsmann dhe Steve Clarke kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare. Gjykon francezi Clement Turpin.

Gjermania: Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.

Skocia: Gunn; Tierney, Hendry, Porteous; Robertson, McGregor, McTominay, Ralston; McGinn, Christie; Adams.

Në “Allianz Arena” në Munich, nëpërmjet një ceremonie madhështore ka marrë jetë Euro 2024. Ceremonia hapëse përpara ndeshjes së parë mes Gjermanisë dhe Skocisë nisi 30 minuta përpara duelit që mori jetë në 21:00.

Këngë, ngjyra, flamuj dhe balet, teksa nuk mungoi edhe një nderim special për Franz Beckenbauer, legjendën e ndarë nga jeta në fillimin e këtij viti. Ndërkohë që trofeu u vendos në fushë nga Jurgen Klinsmann, legjenda e gjallë e futbollit gjerman që në 1996 ka fituar trofeun e Europianit. Kujtojmë se Klinsmann ka ngritur edhe Kupën e Botës në 1990. /Shqiptarja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit