Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu drejtua socialistëve që Partia Socialiste do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.
Veliaj tha se Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë.
“Ata nuk dinë ta komunikojmë urrejtjen për Perëndimin, për zhvillimin, dhe djegin goma. Por, zgjedhja është shumë e qartë: kush do punën dhe kush do dhunën; kush do që të shkojë përpara, kush do që të shkojë mbrapsht; kush është për njerëzit, kush është kundra njerëzve. Dhe ajo që e do vendin ta çojë përpara, drejt Perëndimit, është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne ata i kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë. Le ta bëjnë formulën si të duan, ne prapë do i mundim ata”, tha Veliaj.
Më tej ai u shpreh se sot Shqipëria Shqipëria dhe Tirana janë duke përjetuar ditët më të mira, ndërsa opozita merret me djegie gomash.