Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka folur në lidhje me zjarrin e rënë në tregzun e rrobave të përdorura në Shkodër.
Beci tha se zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Ulqini dhe Tivari, Lezha e Malësia e Madhe, kanë bërë të mundur vënien e flakëve në kontroll.
“Është stabilizuar situata. Ka një orë e gjysmë që është një luftë e vërtetë. Tani mendoj se nuk ka më ndonjë rrezik. E gjithë situata ka qenë shumë e rëndë. Lajmi mirë që s’kemi pasur dëm në njerëz dhe që se zjarri tani është nën kontroll”, tha ai.