Drejtuesi i komisionit anti-korrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn zhvillon sot mbledhjen e parë të konstituimit. Xhafaj u bëri thirrje deputetëve të PD-së që të ulen për të punuar për çështje jetike për të ardhmen e vendit. U kujtoi atë që ndodhi në 2014 dhe sipas tij koston më pas.
“Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm, pjesëmarrja me rëndësi për qëllimet që do adresojë kjo reformë. Jam i keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit. Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona, i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë.
LIVE-Nis punën ‘Reforma në Drejtësi 2’/ PD bojkot, Nikolla: Jam e bindur, do të vijnë
Kjo situatë me sjell një situatë të ngjashme kur filloi në 2014 komisioni për reformën në drejtësi, opozita edhe atëherë në 2014, megjithëse e kishte votuar ngritjen nuk mori pjesë në mbledhjen e parë dhe disa të tjera. Reflektuan me vonesë dhe përfshinë më pas. Koha tregoi që kolegët tanë të opozitë gabuan dhe kjo u kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo shistori të mos përsëritet dhe shume shpejt ta kemi opozitën mes nesh tha ai.