-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luçiano Boçi: Është momenti që çdo PD-ist të lërë pas zemërimin

Kryesoret

Vlera themelore e një oartie është liria e anëtarëve të saj. E konceptuar jo vetëm si vullnet, por dhe si mendim e veprim rreth atyre idealeve të patjetërsueshme.

PD si forca që lindi nga dëshira për liri e ka pjesë të ADN-së saj dhe njëherazi një mënyrë të sanksionuar të komunikimit të brendshëm politik.

Skizma e ndodhur brenda saj, për shkak të vendimit te gabuar të lidershipit në raport me figurën historike të Sali Berishës, i ndau anëtarët e drejtuesit e PD në dy grupe sipas lirisë së tyre të menduarit.

Shumica e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD me iniciativën e tyre, si shprehje e vullnetit të tyre të lirë të sanksionuar në statutin e PD, zhvilluan një nga Kuvendet më historike dhe rithemeluan Partinë Demokratike duke zgjedhur më pas Berishën si Kryetar legjitim.

Grupi tjetër Basha u mundua me metoda parapolitike të rrëmbejë simbolet e PD.

Kalvari gjyqësor që ndoqi më pas zhvillimet, i stimuluar dhe i mbajtur peng nga mazhoranca, e defaktorizoi opozitën dhe PD e krijoi një ambjent politik atipik e abuzues.

Rama me të tijtë e shfrytëzoi kaosin e krijuar maksimalisht, duke rrëmbyer zgjedhje, pasuri, drejtësi e duke shtrirë bashkëpunimin e tij vëllazëror me krimin e organizuar.

Derisa arritëm në pikën e vendimit gjyqësor, i cili njohu autoritetin e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit e të ndeyshimeve të tij.

Pas kësaj nis historia e asaj që vjen. Demokratët me dimensionin e tyre të lirisë janë çliruar nga interpretimet. Vendi vetë është në një situatë e cila kërkon domosdoshmërisht që PD të rikthehet e plotë në shtratin e saj natyral si forca politike që punon për vendin e mirëqenien e qytetarëve.

E që ta realizojë këtë mision ajo duhet të bëhet sërish e madhe. Dhe e madhe bëhet me atë Lirinë e anëtarëve të saj pavarësisht si e mendojnë zgjidhjen gjyqësore. Liria na bashkon në qëllimin tonë për të përmbysur të keqen, Ramën me narkoshtetin e tij.

PD është shtëpia e çdo kontributori e çdo anëtari historik dhe e çdo qytetari që kërkon sot ndryshimin.

Muret e ndërtuara për të ndarë ata që bënin bashkë betejat e dikurshme të forta në krah të njëri-tjetrit janë rrëzuar.

Është momenti që çdo PD-ist të lërë pas zemërimin dhe gjuhën e urrejtjes “ndër vedi” për të nisur një erë të re bashkimi total.

Rikthimi në shtëpinë e përbashkët nuk është si rikthim i plangprishësit me kokën ulur, por është rikthim krenar me energji të reja e frymë solidare në vijën e parë të frontit, për të mundur “armikun” e shumëfishtë.

Si njerëz të lirë demokratët do dijnë ta bëjnë këtë.

Partia Demokratike do të jetë sërish e madhe dhe fituese!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit