-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ndryshon mendje: 3% e strehimit social mund të jepet në Lekë

Kryesoret

Prej vitit 2018, kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes për banesa sociale. Ligji i jep mundësi ndërtuesve që 3% e strehimit social ta japin në vendin ku ndërtojnë ose diku tjetër. Por kryeministri Edi Rama e cilësonte të padrejtë mundësinë e dyte. Vitin e kaluar, Rama deklaroi se 3% i strehimit social do të jepej vetëm aty ku ndërtohej. Verifikimet tregojnë se angazhimi i Ramës nuk u përmbush, ndonëse ligji u ndryshua.

Gjashtë vite më parë socialistët miratuan në Kuvend ligjin për ‘Strehimin Social’. Për çdo ndërtim me qëllim banimi mbi 2000 m2, 3% e sipërfaqes duhet të jepet për banesa sociale – përcakton ligji, i kundërshtuar që në krye të herës nga ndërtuesit.

Këta të fundit kanë dy mundësi: 3% të sipërfaqes së kërkuar për banesa sociale ta japin në vendin ku po ndërtojnë, ose në rast pamundësie, ta japin diku tjetër.

Por kryeministri Edi Rama e vlerësonte si të padrejtë alternativën e dytë. Sipas tij, 3% për strehim social duhej dhënë në objektin ku po ndërtohej.

“Ju duhet t’i jepni ato 3% aty ku ndërtoni, jo ndërto ti këtu dhe ma jep 3% në fund të botës se disa njerëz do jetojnë në qendër dhe janë ca të tjerë që do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet.”, deklaronte Rama vjet, duke premtuar rishikimin e ligjit në këtë pikë.

“Ne do ta shikojmë këtë që 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe.”theksonte kryeminsitri tetorin e shkuar.

Çfarë ndodhi?

Vitin e kaluar ligji për ‘Strehimin Social’ pësoi disa ndryshime, një prej të cilave prekte nenin 19 – që përcakton konributin e sektorit privat në krijimin e fondit publik për banesat sociale. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit