-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe NATO-ja kanë hedhur poshtë kushtet për një armëpushim në Ukrainë të vendosura të premten nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se do të ndalte sulmin në Ukrainë me kusht që Kievi të tërhiqet nga territoret e pretenduara nga Moska dhe të heqë dorë nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në NATO.

“Putini ka pushtuar, okupuar ilegalisht, territorin sovran të Ukrainës. Ai nuk është në asnjë pozitë për t’i diktuar Ukrainës se çfarë duhet të bëjnë për të sjellë paqen”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në fund të një takimi të NATO-s në Bruksel.

“Ai mund t’i japë fund kësaj sot, nëse do të vendoste ta bënte këtë, dhe ne i bëjmë thirrje që ta bëjë këtë dhe të largohet nga territori sovran ukrainas”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e hodhi poshtë propozimin që e cilësoi “një ultimatum të Putinit për të dorëzuar më shumë territor”.

Zoti Putin tha se propozimi i tij synon “zgjidhje përfundimtare” për konfliktin në Ukrainë dhe jo “ngrirjen e tij” dhe theksoi se Kremlini është “i gatshëm të fillojë negociatat pa vonesë”.

“Do t’i ndërmerrnim këto hapa në mënyrë të menjëhershme”, tha zoti Putin në një fjalim në ministrinë e Jashtme ruse në Moskë.

Këto deklarata zoti Putin i bëri në një kohë që udhëheqësit e 7 vendeve më të industrializuara u takuan në Itali dhe ndërsa Zvicra përgatitet të presë shumë udhëheqës botërorë, por jo nga Rusia, në një takim ku do të diskutohet mbi hapat e parë drejt paqes në Ukrainë.

Ndër të tjera, në kushtet për vendosjen e paqes, udhëheqësi rus renditi kërkesën që Kievi të mos ketë armë bërthamore, të kufizojë forcën ushtarake dhe të mbrojë interesat e popullsisë rusisht-folëse në Ukrainë./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit