-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtarët me lot në sy në Shkodër: 22 vite punë u bënë shkrumb e hi

Kryesoret

Zjarri u shkrumboi në pak minuta gjithçka që kishin pritur për gjithë jetën. Tregtarët në Shkodër me lot në sy kërkojnë ndihmë nga shteti.

“Kam qenë tregtare prej 22 vitesh, e kemi pasur këtu bukën e gojës, çfarë të bëjmë. Shansi jonë që nuk kemi qenë duke punuar dhe na ka shpëtuar Zoti në këtë ditë sepse është mall industrial, ka patur gjithçka aty.

Këpucë, rroba të ndryshme, na është djegur shumë mall, kishim marrë dhe mall për dimër që ta kishim në shtator. Jemi nja 70-80 tregtarë. Kemi paguar qira çdo muaj, ka qenë treg i licencuar. Ky ka qenë rasti i parë i zjarrit” tha një tregtare.

“Kam që 10 vite këtu, kemi nxjerrë bukën e gojës këtu. Nuk kishim burim tjetër financiar përveçse kësaj pune këtu. Tani jemi në dorë të Zotit, të na shohë shteti të bëhet diçka. Kur më mori një shoqe në telefon kishte mbaruar çdo gjë” tha një tjetër.

Shefi i repartit të zjarrfikësve Bashkim Ramaj, e cilësoi si zjarrin më të madh të 20 viteve të fundit.

“Është zjarri më i madh i 20 viteve të fundit. Parkingjet një problem serioz që pengojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve në raste të tilla. Angazhimi i të gjithë strukturave për menaxhimin e situatës”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit