Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalimin e tij në Samitin për paqen në Zvicër.
Begaj shprehet se agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish, shkatërrime dhe zhvendosje të popullsisë dhe se sfida është që të arrihet paqja mes dy vendeve që janë në luftë.
“Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe duke përfshirë edhe përgjegjësinë për veprimet e Rusisë”, theksoi Begaj.
Më tej ai tha që rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi por kërkimi për zgjidhje.
Sipas Begaj duhet të sigurohet mbështetja për Ukrainën.