Vetëm 12 minuta pas nisjes së sfidës së fundit, të kësaj të diele, në Kampionatin Evropian të futbollit, mes Serbisë dhe Anglisë, në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, djemtë e teknikut Southgate kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Protagonist i goli ishte “ylli” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili përfiton maksimalisht nga një krosim në zonë, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.
Rezultati shkon në 0 me 1 për Anglinë.