Mbrëmjen e djeshme në stadiumin e tejmbushur me tifozë kuq e zi përveç simboleve kombëtare u shfaq edhe një poster i madh nga shqiptarë të diasporës.
Shqiptarët e diasporës kishin shkruar që bëjnë thirrje për të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Mundësia që diaspora shqiptare të jetë e aftë për të votuar pa u kthyer në territorin shqiptar ka qenë një prej diskutimeve kryesore teksa zgjedhjet pritet të zhvillohen në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.