-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro 2024/ UEFA nis procedimet disiplinore ndaj Shqipërisë

Kryesoret

UEFA ka nisur procedimet disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për incidentet, përfshirë pushtimin e fushës dhe hedhjen e objekteve në fushë. Gjithashtu edhe për transmetimin e një mesazhi provokues.

Ndeshja u luajt dje ku Shqipëria u mposht 2-1 me Italinë në Dortmund.

Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë të dielën se kishte nisur gjithashtu procedurat për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.

UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar.

Organizata tha se Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit