-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja në Gelsenkirchen, mediat serbe fajësojnë shqiptarët: Ata kanë mbushur qytetin

Kryesoret

Mediat serbe akuzojnë disa shqiptarë si shkaktarë të kaosit dhe përplasjeve të krijuara mes tifozëve në Gelsenkirchen të Gjermanisë, atje ku mbrëmjen e sotme do të përballen Anglia dhe Serbia në kuadër të Euro 2024.

Media serbe kurir ka shkruar se një shqiptar është futur në mesin e tifozëve serb.

“Skena të pahijshme në Gelsenkirchen të Gjermanisë, të shkaktuara nga ata që nuk kanë vend atje, tifozët shqiptarë!”, shkruan pamfleti serb.

“Një shqiptar ka hyrë në mesin e tifozëve serbë me qëllim që të provokojë serbët dhe të valëvisë flamurin. Në përgjithësi qendra e qytetit është e mbushur me shqiptarë, dhe ata hynë në një restorant në qendër të qytetit të drejtuar nga një serb me qëllim që të shkaktonin kaos, dhe shpërtheu një përleshje e ashpër”, shkruan më tej media serbe.

Sipas saj, dy nga sulmuesit janë plagosur dhe ndodhen në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit