Ditën e sotme në Dhërmi një mjet lundrues u bllokua nga policia kufitare.
Drejtuesi i mjetit lundrues me iniciale K.M., teksa po drejtonte një gomone në plazhin e Dhërmiut ka shkelur perimetrin e sigurisë duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.
Ai menjëherë u bllokua nga policia detare dhe u gjobit me 100 mijë lekë të rinj.