Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj është fajësuar nga tifozët shqiptarë.
Hysaj është detyruar të mbyllë adresat e tij në rrjetet sociale pasi është bërë objekti i sulmeve dhe kritikave të tifozëve.
Ai u akuzua prej tyre se mbante fajin për golin e Barelas ku pas gjuajtjes së mesfushorit Hysaj ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.
Menjëherë pamjet ku ai uli kokën kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë gjithë sfidës dhe pas saj dhe nuk kanë munguar komentet ndaj mbrojtësit.