BBC shkruan se roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, thonë dëshmitarët, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë.
Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të nxjerra përsëri në det pasi arritën në ishujt grekë, ka shkruan BBC.
Roja bregdetare greke i tha hetimit, shkruan më tej BBC se kundërshton me forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme. “Ne treguam pamjet e 12 personave duke u ngarkuar në një varkë të rojes bregdetare greke dhe më pas të braktisur. Kur u ngrit nga karrigia e tij dhe me mikrofonin ende të ndezur, ai tha se ishte “qartësisht i paligjshëm” dhe “një krim ndërkombëtar”.
Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara – duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Por kjo është hera e parë që BBC ka llogaritur numrin e incidenteve që pretendojnë viktimat se kanë ndodhur si rezultat i veprimeve të rojes bregdetare greke.
15 incidentet rezultuan në 43 vdekje. Burimet fillestare ishin kryesisht mediat lokale, OJQ-të dhe roja bregdetare turke. Verifikimi i llogarive të tilla është jashtëzakonisht i vështirë – dëshmitarët shpesh zhduken, ose janë shumë të frikësuar për të folur. Por në katër nga këto raste ne ishim në gjendje të vërtetonim rrëfimet duke folur me dëshmitarë okularë, shkruan BBC.