-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: Pse u çmend Ilir Meta

Kryesoret

Pamjet e fundit të Ilir Metës, ashtu si u shfaqën, dhe, për më tepër, fjalët që u dëgjuan, zgjuan në njerëzit idenë se diçka e madhe ka ndodhur e ish presidentin. Në të vërtetë, nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme. Prej shumë kohe ai është në një gjendje të lemerishme, që , sa më shumë kohë shkon, aq më tepër shfaqin atë që është munduar ta fshehë. Gjendja e tij mendore është normale, veprimet e tij janë ato të një njeriu në prag të çmendjes.

Përse ka ndryshim mes dy gjendjeve, dhe a janë rastësi shpërthimet që po ndodhin, qoftë në konferenca shtypi, të shumta kësaj here, qoftë në daljet e tij të befasishme, apo, edhe më tej se kaq, në momentet kur sapo ka lënë pas zyrat e SPAK, dhe, si nuk ka ndodhur me askënd tjetër në këtë vend, detyron shoqëruesit e tij ta tërheqin për krahu që të mos bëjë budallallëqe tët tjera.

Ndoshta duket e largët në kohë, në zgjedhjet politike të vitit 2011, kur sapo kuptoi se loja e Ramës ndaj tij ishte drejt fundit, ai u shfaq në rrethinat e Lezhës, shoqëruar nga një grup të fortë , nga ata që më pas do të bëheshin të njohur për gjithë veprash, dhe bëri thirrjen e një njeriu të hurit e të litarit, se “ Ilir Meta po vjen bashkë me shokët e tij”, sikur po nisej drejt luftës dhe, jo shumë vonë në kohë, mllefi i tij politik.., e jo vetëm politik, shënoi viktimat e tij.

Për shumë kënd nuk është e largët paraqitja e Ilir Metës në televizionin e familjes Berisha, ashtu i @artur në fytyrë, më shumë vagabond rrugësh se sa njeri normal, duke bërë thirrjet çakërdisura për heronj mbi tanke apo Salvator Allende, luftë dhe bomba mbi malet me gropa, për avionë dhe raketa, për gatishmërinë e tij të sakrifikohet, si një shpallje lufte në një cep rruge ndaj Shteteve të Bashkuara.

Edhe atëherë ishte e lehtë të mendoje se ky njeri nuk ishte normal, por , për fat të keq ishte presidenti i Republikës, dhe, si të tillë, nuk mbante përgjegjësi për fjalët që thoshte, kërcënimet që lëshonte, veprimet që bënte.

Tani gjërat kanë shkuar më tej se kaq. Shfaqja e Ilir Metës, në një cep fushe, me vare në duar, duke shpallur kredon për luftë, me kallash në duar, thirrjet për t’u ngritur në luftë dhe përplasje ndaj qeverisë, shtetit të tij, dëshira për të vënë në këtë vend gjithçka kundër njëri tjetrit, nuk janë më kërcënime nga një president, që, falë postit edhe mund të falen përkohësisht. Ata nuk janë çaste deliruese  të një njeriu që ende mendon se ka pushtet, apo se është në pushtet. Thirrjet e Ilir Metës janë të një rrugaçi politik, që tash 32 vite ka hyrë aty, ka qeverisur këtë vend,  për faqen e zezë të shqiptarëve që fatin e tyre ua besojnë atyre që e vodhën deri në palcë, e shitën, e shkatërruan dhe përsëri duan ta çojnë në humnerë. Janë thirrjet e njeriut që nuk ka për gjë të vërë në gjak gjithë çka është e mundur, edhe pse askush nuk i ka hak. Në 3o vite jetë pluralë Shqipëria nuk ka njohur një çift bashkëshortë e bashkë politikanë që askush nuk i do më, veç atyre të pakët që janë lidhur me të dhe të gatshëm janë të hipin mbi barrikada. Është çifti ndaj të cilit nuk zgjohet asnjë dhembshuri, ndaj jetës dhe fatit të tyre, sado i rëndë të jetë, nuk i vjen keq askujt. Edhe kundërshtarit e hapur politikë, në kahun e majtë, edhe kundërshtarët e fshehur politikë, në kahun e djathtë , nuk i duan, nuk kanë asgjë çast dhembshurie ndaj tyre, sepse ata , në të vërtetë, prej kohe e kanë mbushur kupën.

Përse Ilir Meta kaloi në një stad më të lartë të çmendurisë së tij politike?

Janë shumë arsye për këtë.

Njëra ndër strukturat më të besuara në Shqipëri dhe në partnerët ndërkombëtarë, SPAK, sapo ka filluar të hapë dosjet e tij, të cilat kanë më shumë se sa disa gjëra të njohura, dhe ku, të njohurat janë më të lehta se sa të panjohurat.

Dalja e tij e fundit nga zyrat e SPAK shfaqi një njeri të degraduar, që e ndjen se po i vjen fundi, ku gjërat e mbledhura po shtohen me shpejtësi , dhe në të cilat gjithsecila është më e rëndë se tjetra. Tani nuk është më fjala thjeshtë për ÇEZ-DIA apo pasurimet e tij marramendëse, ku fajet synon të ia përcjellë gruas dhe bashkë punëtores së tij më të afërt, Kryemadhit, por edhe më tej se kaq. Pikërisht këto të tjerat e rëndojnë gjendjen e tij mendore, por nuk është i çmendur. As i lajthitur. Është plotësisht në vete, pasi, më mirë se gjithkush tjetër e di se çfarë ka bërë në jetën e tij, përse kjo dashuri mallëngjyese me Berishën është më tepër se kaq, çfarë fshihet pas kanosjeve të tij dhe a ka më shumë se kaq?

Ilir Meta është ndër ato njerëz të politikës që kanë pasur vetëm këtë zanat. Nuk ka punuar asnjëherë për çfarë ka studiuar, nuk ka ngritur firma ku të shquhej për aftësi organizative , por firmat kanë punuar për të; nuk është shquar as si financier i aftë, por llogaritë për pasurinë e tij i  ka bërë si duhet. Ai nuk e ka ditur kurrë sa shumë ka në shportën e tij financiare, sa që edhe një tërheqje prej 20 mijë euro nuk mbahet në mendjen e tij; ai nuk e di se sa ka kushtuar mobilizimi i vilës në Gjirin e Lalzit, sepse 600 mijë euro, çfarë pat thënë me entuziazëm zonja e tij nuk përbën ndonjë shumë tronditëse. Të gjitha këto ai mund t’i kalojë, por, nëse thesi i bërjeve të tij hapet plotësisht, atëherë gjërat do të jenë shumë më të ashpra, të rënda dhe të papërballueshme. As për një njeri të pasur si është zoti Meta.

Meta nuk është i çmendur. Është thjeshtë një njeri që një ditë mund të kalojë në çmendje, nëse gjithçka e tij hapet plotësisht.

Ai e ndjen se vetmia e tij po bëhet gjithnjë e më madhe. Brenda familjes, kjo është më e lehta, më e kalueshme dhe me e përballueshme, ku është gati të sakrifikojë nënën e fëmijëve për jetën e tij. Jashtë familjes, kjo është më e rënda.

Njeriu i shfaqur me vare në duar nuk i bën dot gjëmën askujt. Asnjë njeriu të vetëm. Është në shembjen e jetës së tij politike, si ato banesat gërdalla që vjetrohen shumë shpejt. Dhe, due u shembur, zënë nën vete pikërisht të zotët e saj.

Do të jetë një fund i pa lavdishëm, por i vetmi fund i duhur./ DITA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit