Sot u rrëzua Apeli në Britani. Sali Berisha mbetet non grata. Lulzim Basha pa vulë dhe seli ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi atë si një nga personat që ka lobuar për shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe.
Basha në reagimin e tij i kërkon Berishës që të sqarojë demokratët për pengimin që po i bën opozitës për interesa thellësisht personale.
“Për çdo shqiptar sot është e qartë, dhe u faktua edhe me vendimin e paligjshëm për Partinë Demokratike, se Sali Berisha është në të njëjtin pazar me Edi Ramën, siç ishte me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.
Sali Berishës i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe familjes së tij; Edi Ramës pushteti për t’u mbrojtur nga i njëjti fat si paraardhësi i tij.
Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën, për të mbajtur status quo-në”, shprehet Basha në një postim në rrjetet sociale.