Në plazhin e Palasës dhe të Zvërnecit janë bllokuar dy mjete lundruese pasi kanë shkelur perimetrin e sigurisë në det dhe kanë vënë në rrezik jetën e pushuesve.
Policia kufitare i ka ndëshkuar të dyja rastet.
Drejtuesit e gomoneve janë gjobitur me 100 mijë lekë dhe mjetet lundruese të tyre janë bllokuar.
Gjithashtu policia bën thirrje që të respektohen zonat e përcaktuara për lundrim.