Kombëtarja shqiptare ditën e sotme ka zhvilluar stërvitjen për përballjen me Kroacinë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe ku morën pjesë të gjithë futbollistët pa përjashtim.
Ditën e nesërme Kombëtarja do të udhëtojë për në Hamburg në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin e ndeshjes “Volkspark”. Stërvitja zyrtare do të zhvillohet në ora 18:30 në stadiumin “Millerntor” në Hamburg.
Sfida e dytë Kroaci-Shqipëri do të zhvillohet më datë 19 qershor në stadiumin “Volkspark” të Hamburgut dhe nis në ora 15:00.