-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UNRWA: Luftimet në Gaza vazhdojnë pavarësisht shpalljes së armëpushimit

Kryesoret

Sulmet vazhdojnë në Rafah dhe në jug të Gazës, pavarësisht njoftimit të ushtrisë izraelite të dielën për pauza taktike në operacionet për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, tha të hënën shefi i UNRWA, Philip Lazzarini.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi të dielën planet e shpallura nga ushtria për armëpushime të përditshme përgjatë një prej rrugëve kryesore në enklavën palestineze.

Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRËA, organizata kryesore që ofron ndihma humanitare për Gazën, theksoi se nuk kishte pasur pauzë në luftime.

“Ka pasur informacione se është marrë një vendim përkatës, por siç ka theksuar ai nuk është marrë një vendim i tillë”, tha Lazzarini në një konferencë për media.

“Pra, tani për tani, mund t’ju them se armiqësitë vazhdojnë në Rafah dhe në jug të Gazës. Dhe operacionalisht asgjë nuk ka ndryshuar ende”, shtoi ai.

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se forcat e saj po vazhdonin operacionet e synuara, të udhëhequra nga inteligjenca në zonën e Rafah, të cilat përfshinin luftime, si dhe kapjen dhe shkatërrimin e armëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit