Aktorja dhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip Egla Cena ka postuar një “Ask me Question” në rrjetin e saj social në Instagram ku mbi të kishte shkruar “Përgjigje për 10 pyetjet ‘inteligjente’”.
Një nga pyetjet ishte kur do të martohesh dhe Egla i dha përgjigjen epike: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare”, shoqëruar me emoxhin duke qeshur.
Gjithashtu, me anë të pyetjeve të tjera ajo zbuloi se së shpejti do ta shohim me një stand up, por edhe në teatër ose film.