Kroacia ka humbur pjesët përpara sfidës që konsiderohet finale me Shqipërinë. Lojtari i përfaqësueses së Kroacisë, Nikola Vlasic është larguar nga grumbullimi.
Futbollisti i Torinos nuk do të jetë pjesë e skuadrës për vazhdimin e Evropianit, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor.
26-vjeçari ka pësuar një lëndim seancën e fundit stërvitore dhe testet mjekësore kanë konfirmuar se lojtari ka pësuar një këputje të lehtë të muskujve, çka e bën të pamundur që ai të jetë në fushën e lojës për disa javë.
Lojtari nuk mund të jetë prezent që nga ndeshja me Shqipërinë. Kroacia do të takohet me Shqipërinë të mërkurës, ora 15:00.