Shqipëria dhe Kroacia zbresin në fushë nesër në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut në orën 15:00 me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Ekipi kuqezi është nisur ditën e sotme drejt Hamburgut nga kampi i stërvitjes në Dortmund.
Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.
Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Pasdite në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.