Ditën e sotme tetë shqiptarë janë arrestuar në zonën e Turis Spanjë.
Shqiptarët kultivonin marijuanë me qëllim shitje.
Sipas Levante operacioni për çmontimin e kësaj organizate kriminale shqiptare kishin nisur që nga marsi i vitit 2023. Operacioni konkludoi me kontrolle blic ne 8 shtëpi.
Nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan 2024 bimë marijuanë dhe 40 kilogramë sytha të kësaj lënde narkotike.
Gjithashtu tetë shqiptarët akuzohen për veprat penale anëtarësim në një organizatë kriminale, trafik qëniesh njerëzore, trafik droge, mashtrim me energjinë elektrike dhe disa vepra të tjera të parashikuara nga ligji spanjoll.