-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria, me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë

Kryesoret

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me Rajonin dhe Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe matjeve të brendshme nga INSTAT, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë (shiko grafikun e mëposhtëm). Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022 ndërsa për Europën vitit 2023.

Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” klasifikon ato persona që janë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Pas Shqipërisë, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 32 dhe 30 % secila të ndjekura nga Spanja me 26.5% dhe Greqia me 25.6%.

Në krahun tjetër, Kroacia ka nivelin më të ulët të popullsisë që jeton në varfëri në Europë. Në vitin 2023 vetëm 12% e popullsisë kroate ishte në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Sllovenia me 13.7%, Finlanda me 15.8% dhe Polonia me 16.3%. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit