550 besimtarë kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme gjatë haxhit, pelegrinazhi kryesor mysliman në Arabinë Saudite Perëndimore.
Temperatura në Mekë shkoi në 51.8 grade celcius.
Temperatura në Mekë shkoi në 51.8 grade celcius.
“Ata humbën jetën të gjithë për shkak të vapës, me përjashtim të njërit që vdiq pasi u plagos kur u shkel nga një turmë”, tha një nga burimet.
Por ky tubim fetar po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike.
Një studim saudit i publikuar në maj sugjeroi se temperaturat në vendet ku mbahen ceremonitë po rriten me 0.4°C çdo dhjetë vjet.