Gjermania ka arritur të mposht me shifrat përfundimtare 2-0 kombëtaren e Hungarisë, takim i luajtur në Shtutgart dhe i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.
Pjesa e parë u vendos nga goli i Musiala-s, me lojtarin e Bayern Munich që shënoi golin e avantazhit në minutën e 22-të.
Në pjesën e dytë ritmi ishte disi më i vakët, me Gjermaninë që mirë administroi gjithçka, teksa realizoi edhe golin e dytë me anë të Gundogan në minutën e 67-të, me kapitenin që dërgoi në rrjetë një aksion model të vendasve.
Gjermania me këtë rezultat kualifikohet për raundin me eliminim direkt, ndërsa Hungaria do të provojë shanset e fundit në takimin e radhës me Skocinë.