-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Broja është lojtar që të “vret” në fushë, ja pse nuk e futa

Kryesoret

Trajneri Sylvinho është shprehur shumë i kënaqur në konferencën zyrtare pas ndeshjes me Kroacinë për atë që kuqezinjtë dhuruan në fushën e lojës.

“Broja është një lojtar që të “vret” në fushë të hapur, por Kroacia po fitonte dhe zgjodha Daku, për të trazuar mbrojtjen dhe për të tërhequr ekipin përpara.

Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencial dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje.

Do ta mbajë mend këtë ndeshje për tërë jetën time. Është shumë e vështirë të analizohet e gjithë ndeshja. Në pjesën e parë mendoj se kemi bërë një lojë të mrekullueshme, fundi ka qenë i vështirë për ne.

Ata kanë shkuar në finale të Kupës së Botës. Të jem i sinqertë, kur barazoni ju meritoni edhe të fitoni. Ishte e jashtëzakonshme. Do ta mbajë mend këtë ndeshje për të jetën time. Në Shqipëri janë krenarë për punën që është bërë.

Jemi krenarë! Kombi shqiptar duhet të jetë krenar me rezultatin, por edhe lojën. Kemi bërë mirë dhe jam krenar me lojtarët e mi, ata kanë luftuar shumë. Ka qenë e mrekullueshme.

Ne e përfaqësojmë kombin tonë. Unë jam brazilian dhe në kampionatin e fundit kemi humbur kundër Kroacisë. Ata janë skuadër e vështirë. Kam patur një kundërshtarë të vështirë” tha ai.

Sylvinho: 5′ i fundit do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit