Anglia nuk ia del në ndeshjen e dytë me “Tre Luanët” që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Danimarkës.
Pjesa e parë prodhoi një ritëm shumë të lart me të dyja skuadrat kërkuese, teksa Anglia kaloi fillimisht në avantazh me anë të Kane.
Sulmuesi i Bayern Munich përfitoi në maksimum nga kaosi në portën daneze, teksa protagonist absolut ishte edhe Walker që besoi dhe ndërtoi aksionin që në fund u përkthye në gol në minutën e 18-të.