Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur rreth situatës aktuale në Partinë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën t’ia japë Sali Berishës.
“Konflikti politik brenda PD-së ka qenë aleati më i mirë i pushtetit, tashmë ky konflikt është shuar”, tha Gjekmarkaj.
Më tej ai theksoi se tashmë duhet të ndahet qëndrimi pasi ose do të jesh me Edi Ramën ose me opozitën.