Pasditen e sotme Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane Richard Nephew u takua me kreun e SPAK Altin Dumani, prokurorë të SPAK dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të drejtësisë.
Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ambasada e SHBA.