Një 24-vjeçar i cili akuzohet nga Gjykata e Tiranës për prodhim dhe shitje narkotikësh është arrestuar në Durrës.
I arrestuari është B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.
24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.