Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Via Mulino da Capo di Giulianova, në Itali ku një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një italian.
Sipas mediave italiane, personi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhine me një teh 17 cm në anën e majtë.
Policia është njoftuar nga banorët e zonës dhe ata menjëherë e kanë arrestuar italianin.
Në cilësinë e provës u sekuestrua thika, ndërsa arsyeja e ngjarjes ende nuk dihet.
Ndërkohë shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, si dhe është shtruar në repartin e reanimacionit dhe i është nënshtruar një operacioni.