Rastet e shënimit kanë qenë të shumta duke filluar që nga goditje me kokë e Pedri në minutën e parë të sfidës e duke vijuar me domnimin e Lamine Yamal e Nico Williams, në krahët e sulmit spanjoll.
Mirëpo deri më tani kanë qenë të pafat me rrjetën italiane që kanë qëndruar e patundur për më shumë se 45 minuta. E njëjta gjë vlen edhe për Spanjën.
Tashmë na mbetet të shijojmë edhe pjesën e dytë të kësaj klasikeje futbolli.
Teksa shpresojmë te një fitoreje e madhe spanjolle, për ta patur sa më të lehtë, përballjen e Kombëtares me spanjollët mbrëmjen e së hënës, ku deri më tani e konfirmuar është mungesa e Rodri, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë, duke plotësuar numrin e kartonave.