-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Zyrtarë të korruptuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë

Kryesoret

Përfaqësues diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian i kërkuan autoriteteve shqiptare, që të shtojnë më tej rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand, theksoi në fjalën e saj se sundimi i ligjit nis së pari nga llogaridhënia, dhe se duhet bërë shumë më tepër për këtë detyrë të rëndësishme, në të cilën Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

Ajo tha se SHBA po investojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, por shtoi se kjo është një detyrë që nuk mund të bëhet vetëm dhe kërkon veprime dhe përpjekje nga të gjithë institucionet dhe aktorët.

“Zyrtarë të korruptuar janë duke dhënë llogari para drejtësisë, anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë. Ky është një proces shumë i fuqishëm, që po ecën përpara, – tha zonja Hammand. “SHBA-të, – shtoi ajo, – do të vazhdojnë ta mbështesin fort Shqipërinë dhe përpjekjet e saj, të cilat janë thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Europian, çka populli shqiptar dëshiron”.

SHBA kanë dhënë në këtë fushë shumë trajnime dhe ekspertizë mbi hetimin e antikrimit, si dhe në analiza kibernetike.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, theksoi se “Reformat në fushën e sundimit të ligjit duhet të përmirësojnë standardet dhe praktikat në krijimin e një shteti më efikas, të garantojnë mbrojtje për gjithë qytetarët dhe turistët, si dhe të garantojnë më shumë respekt për të drejtat e njeriut”, tha ambasadori Gonzato./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit