Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vazhduar sot në fushën stërvitore të kompleksit në Kaiserau, stërvitjen për të përgatitur ndeshjen e tretë në grup në Euro 2024 ndaj Spanjës.
Trajneri Silvinjo ka bërë punë në grupe me futbollistët sipas detyrave përkatëse por në stërvitje mungonte vetëm qendërmbrojtësi Enea Mihaj.
Mihaj ka një ngarkesë muskulore dhe është lënë pushim nga stafi i kombëtares, por pritet që të jetë nesër i gatshëm për stërvitje normalisht për ndeshjen e të hënës ndaj Spanjës.