Një makinë është përfshirë nga flakët në fshatin Çaushli në Maliq.
Teksa ishte në lëvizje automjeti i tipit “Renault” me drejtues Xh.S., ka marrë flakë dhe drejtuesi menjëherë ka dalë nga makina.
Dyshohet se shkak është bërë një masë në sistemin elektrik.
Ndërsa policia po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.