Ditën e sotme në spitalin e Sarandës është paraqitur një fëmijë 2 vjeç në gjendje të rëndë.
Dyshohet se fëmija ka pirë një sasi medikamentesh.
Menjëherë fëmijës i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës dhe më pas është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Ndërkohë policia e Sarandës po vijon punën për hetimin e ngjarjes.