-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Kushtetuesja pranoi padinë për Akademinë e Shkencave

Kryesoret

Deputetja e PD-së Ina Zhupa njoftoi sot se padia për ligjin e Akademisë së Shkencave është pranuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Pranohet padia nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e ligjit antikushtetues për Akademinë e Shkencave. Gjykata do zhvilloj seanca plenare publike, pasi palët ftohen të dërgojnë parashtrimet e tyre brenda datës 14 Korrik 2024.

Një ligj i miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën e vendit që konsideron me efekt NUL ato vendimarrje të kuvendit qe janë marr pa ndjekur procedurën.

Gjithashtu ligji nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec mund të zgjidhen ose asnjëri. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec bëhen emeritus ose asnjëri. Nuk mundet të ketë përcaktime ligjore “të gjithë përvec njërit” pikërisht kryetarit për të cilin qepet ligji me porosi” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit