Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka dalë kundër vendimit të liderit demokrat Sali Berisha për bojkotin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
“Nuk duhet të lëmë hapësirën për në Komisionin e Reformës Territoriale. Nëse nuk dëgjojnë apo nuk dëgjojnë, nuk shkojmë për shkak dhe interesin publik.” sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat. Unë i kam pyetur e zonave të mia dhe me thonë marrin pjesë. Ju ftoj dhe të bëni një sondazh do ju dali që thonë marrin pjesë. Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si të tillë, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete. Ne duhet të jemi shumёdimensionale: edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat”, mësohet të ketë thënë Zhupa.









