-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Do prodhojmë modelet më të avancuara të armëve bërthamore

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin për zhvillimin e mëtejshëm të triadës bërthamore. Forcimi i triadave bërthamore bëhet me qëllimin e ruajtjes së balancës së fuqisë në sistemin ndërkombëtar. Aktualisht Rusia ka kapacitetin më të madh të armëve bërthamore në botë. Sipas Putin, po punon për të prodhuar modelet më të fundit dhe më të avancuara të armëve. Triadat bërthamore ruse, janë një referencë për raketat bërthamore balisitike, tokë-det dhe ajër.

“Ne planifikojmë të zhvillojmë më tej armët bërthamore si një garanci e parandalimit strategjik dhe për të ruajtur ekuilibrin e fuqisë në botë. Rritja e aftësive luftarake të të gjitha degëve dhe shërbimeve të Forcave tona të Armatosura, vënë si detyrë luftarake krenarinë e projektuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve – sistemet më të fundit ku konfirmohen cilësitë dhe vetitë e tyre unike. Po ashtu, ne do të vazhdojmë të punojmë në prodhimin e modeleve më të avancuara të armëve”, tha Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit