Shqipëria ka fituar sot turneun e fansave që UEFA ka organizuar në Gjermani, duke mundur pikërisht vendin organizator në finalen e madhe.
Kuqezinjtë në këtë turne amator janë paraqitur në fakt me emra që njohin mirë futbollin pasi në rreshtimin e përzgjedhur nga Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF binin në sy shumë futbollistë të cilët tashmë janë aktivë në nivelet e ulëta të futbollit gjerman aktualisht, si pjesë e klubit Kosova Dyseldorf.
Mes tyre ishte edhe ish-mbrojtësi i Kukësit Bujar Idrizi, i cili është zhvendosur në Gjermani.