Shqipëria do të luajë shanset e fundit me Spanjën. Dueli do të luhet të hënën e 24 qershorit në orën 21:00, ndërsa po në të njëjtën kohë Italia do të sfidojë Kroacinë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e radhës stërvitore në Kaiserau. Sipas programit, skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe për fatin e mirë, të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe në dispozicion të trajnerit Sylvinho.
Pas palestrës dhe ushtrimeve fizike, trajneri brazilian ka punuar për pjesën taktike të ndeshjes me Spanjën. Duket se gjithçka është gati.