Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon Erion Veliajn se mashtroi qytetarët e Tiranës për furnizim me ujë 24 orë.
“Në Tiranën e vitit 2024, qytetarët u janë rikthyer mekanizmave mesjetare për të siguruar ujin e pijshëm.
Premtimi i Erion Veliaj për furnizim 24 orë me ujë, me cilësi Korçe dhe me çmim Bathore, rezultoi një mashtrim i madh dhe i pabesë.
Kryeqyteti po thahet për ujë sepse rritja e çmimit me 40% nuk shkon për investime në rrjet por përfundon në xhepat e thellë të Erion Veliaj dhe Elton Kacidhes së UKT, që po shqepen me tendera korruptivë në kurriz të etjes së qytetarëve!
Kjo është kriminale” shkruan ai.