-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Fitorja në zgjedhjet e 2025 është mision historik për PS

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e cilësoi si një mision historik për Partinë Socialiste fitoren e zgjedhjeve të 2025-ës.

Gjatë takimit me socialistët Veliaj tha se ajo që ofron opozita si alternativë janë vetëm djegia e gomave dhe dhuna.

“I çojmë fëmijët në të njëjtat shkolla që kemi transformuar dhe janë 42 shkolla të reja si “Emin Duraku”; i çojmë fëmijët tek i njëjti Park i Liqenit; i çojmë fëmijët tek të njëjtat hapësira. Ndaj them se nuk e kemi vetëm detyrë, e kemi mision historik të fitojmë, të drejtojmë, të transformojmë, të modernizojmë”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se Partia Socialiste është forca që e ka mbështetur fort reformën në drejtësi.

“Kur shumë njerëz flasin sot për reformën në drejtësi, sot jemi dita me natën. Sot nuk strehohet asnjë njeri në bodrum dhe sot kushdo që ka llogari për të dhënë, patjetër duhet t’i sqarojë me drejtësinë. Por, koha kur ti bëje karrierë duke vrarë, duke gjakosur, duke plagosur e qëlluar socialistët, është një kohë që i përket së kaluarës”, tha Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit