Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një intervistë ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit ku iu dha e drejta e vulës së PD.
Berisha deklaroi se dera është e hapur për deputetët e tjerë, ndërsa për Lulzim Bashën kjo derë është e mbyllur.
“Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, tha ai.