Nesër në mbrëmje Shqipëria do të përballet me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Në prag të këtij dueli kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë krah trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp.
Gjimshiti tha se të gjithë çunat janë gati për sfidën nesër pasi kanë ende mundësi që të kalojnë grupin.
“Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme, Daku ka bërë një gabim por kërkoi falje. Do kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të fokusemi,. Asgjë nuk është e pamundur në jetë por do të jetë ndeshje e vështirë, duhet të tregojmë pse jemi këtu, dhe do tentojmë të bëjmë më të mirën nesër”, u shpreh kapiteni.
Më tej ai theksoi se do të kenë shumë tifozë dhe duhet që të besojnë në veten e tyre pasi janë aty për të folur edhe për gjobat e vendosura nga UEFA.