Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një efektiv policie i dyshuar për korrupsion.
Efektivi Kastriot Palushi me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë u arrestua ditën e sotme nga AMP.
Oficeri është arrestuar pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar nga një kallëzim ndaj tij.
Ky është momenti i arrestimit të efektivit Kastriot Palushi.
EMRI/ I kërkoi një qytetari 50 mijë lekë, arrestohet oficeri i krimeve