Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes së ish-efektivit Roland Rexhepi.
Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, për të cilin në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe partnerët vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Për këtë ngjarje aktualisht janë arrestuar 4 persona, njëri prej të cilëve, Donald Hoxha është ekstraduar nga Anglia, 2 muaj më parë.
Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgi, ndërsa po gjykohet Florind Shabani, megjithatë ende nuk dihet se kush është porositësi i krimit.